Jeta në Zvicër
Aksion i madh policor në kërkim të të dyshuarve për terrorizëm
Policia kantonale dhe Zyra Federale e Policisë (fedpol) kanë bastisur disa shtëpi dhe një xhami në Ticino.
Një person është arrestuar, informoi Prokurori i Përgjithshëm, përcjell albinfo.ch.
Në aksion ishin përfshirë edhe prokurorë federalë dhe nga kantoni i Ticinos, dhe mbi 100 policë.
Bëhet fjalë për një aksion në kërkim të dyshuarve të organizatave të ndaluara terroriste Al Kaeda dhe të Shtetit Islamik ISIS, që janë rekrutuar në Ticino.
Sipas Prokurorëve është iniciuar procedura penale kundër një qytetari me shtetësi të dyfishtë zvicerane dhe turke dhe kundër një shtetasi turk.
Bastisjet e shtëpive janë kryer në kuadër të procedimeve penale të Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokurori i Përgjithshëm nuk ka saktësuar nëse personi i arrestuar të mërkurën në Ticino është një nga personat ndaj të cilëve është iniciuar procedura penale.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur Mbrëmja do t’i kushtohet kulturës, muzikës dhe traditës shqiptare dhe do të mbahet më 28 nëntor... -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










