Lajme
Aksidenti tragjik në Greqi, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas përplasjes fatale të dy trenave që ndodhi në Greqi të martën, raporton transmetuesi publik shtetëror ERT.
Aksidenti tragjik, ku humbën jetën të paktën 36 persona dhe u plagosën 85 të tjerë, ndodhi pak para mesnatës të së mërkurës në veri të Athinës.
Aksidenti ndodhi në qytezën Tempe, afër Larisës, rreth 380 kilometra në veri të Athinës. Në trenin e pasagjerëve ndodheshin 350 udhëtarë.
Presidenti i Greqisë e ka përshkruar aksidentin si një “tragjedi të paimagjinueshme” dhe ka shpallur tri ditë zie kombëtare.
Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për Greqinë qoftë nga politikanë shqiptarë, por edhe europianë. Komisioni Europian ka ulur flamujt në gjysmë shtizë./Euronews
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









