Lajme
Aksident i autobusit në Kroaci, vdes një shqiptar, disa të plagosur
Bëhet me dije se katër prej personave që janë lënduar, janë në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku një autobus shqiptar është përmbysur dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person.
Bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1, ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin, në drejtim të Zagrebit.
Mediat kroate informojnë se automjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç dhe ka devijuar majtas, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës, e më pas autobusi është përmbysur, përcjell albinfo.ch.
Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Një person ka vdekur, ndërsa disa persona janë lënduar dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.
Bëhet me dije se katër prej personave që janë lënduar janë në gjendje të rëndë.
Të gjithë të lënduarit po marrin mjekim, një prej të cilëve u trajtua për traumë, një i aksidentuar ndodhet në reanimacion në gjendje kritike për jetën.
Dy ndër të plagosurit janë të mitur, por nuk janë në rrezik për jetën.
Autostrada në të cilën ndodhi aksidenti u bllokua përkohësisht, ndërsa tashmë është hapur për të gjithë mjetet përjashtuar ato të tonazhit të rëndë.
Për shkak të kushteve dimërore në rrugë, autoritetet kroate i këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë dhe stilin e vozitjes, të ruajnë distancën e sigurt ndërmjet automjeteve dhe të mos nisen pa pajisjet e duhura dimërore.
Disa persona thuhet se kanë mbetur të plagosur, ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













