Shqiperia

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 25 vjeçari shqiptar

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugët e Italisë, njoftojnë mediat italiane.

I riu shqiptar i cili po drejtonte një kamion, u përplas me një tjetër kamion i cili kishte ndaluar në autostradën A22. Shqiptari i cili jetonte në Piza, ndërroi në vendin e ngjarjes.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë reshjet e dendura të shiut dhe pamja e dobët, me viktimën që duket se nuk i ka parë mjetet e ndaluara në kolonë dhe ka goditur automjetin e fundit të rreshtit.