Kosova

Akil Gjakovës, gjykata ia ndalon t’i afrohet gruas në distancë prej 50 metrash

Këtë të premte, Gjykata Themelore në Pejë ka marrë një vendim për xhudistin Akil Gjakova, i dyshuar për dhunë në familje.

Atij i është ndaluar t’i afrohet gruas në distancë prej 50 metrash.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’i caktuar masën e paraburgimit Akil Gjakovës.

Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, Gjykata ka thënë se do t’ia caktojë masën e paraburgimit xhudistit, i cili dyshohet për “dhunë në familje”:

“Pasi pala e dëmtuar të njoftohet me aktvendim edhe ajo duhet të respektoj vendimin e gjykatës dhe nëse qëllimisht cenon kufizimet që i ka i pandehuri, gjykata mund t’a dënojë personin e mbrojtur me gjobë. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në vendimin e Gjykatës./Koha.net