Lajme
Ahmeti ben thirrje per mbylljen e shkollave
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri thirrje të mbyllen shkollat dhe të anulohen tubimet publike për shkak të koronavirusit.
“Mendoj se problemi më i madh është se e kemi kaluar në hajgare çështjen e koronavirusit. Ky ka qenë gabimi më i madh i Italisë, nëse i lexon vlerësimet e Italisë thonë që gabimi është bërë që është neglizhuar dhe është thënë se është vetëm një grip”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
Ai tha se Kosova duhet t’i shohë shembujt e vendeve të tjera dhe vendimet e tyre.
“Jemi të rrethuar nga virusi nga të gjitha anët. Nëse keni udhëtuar, e keni parë që askush nuk të bën asnjë pyetje, asnjë kontroll lidhur me virusin në kufi. Gjasat janë më të mëdha që kemi virus sesa që nuk kemi. Njerëzit mund të kenë simptoma dhe të mendojnë që është grip sezonal dhe ta injorojnë”, shtoi ai.
Ahmeti thotë se nëse pritet të kemi një rast të konfirmuar për t’i mbyllur shkollat, atëherë “jemi pak vonë”.
“Gjasat janë që kemi njerëz me virus dhe nëse presim që të na konfirmohet, mund të jetë shumë vonë”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë














