Integrimi
Agjendë e ngjeshur e violinistit Alban Pengili
Orkestri “Musica Camerata” në bashkëpunim me forumin kulturor KAKTus Lüdinghausen ka sjellë ditë më parë koncertin e pestë të radhës për këtë vit. Dashamirët e muzikës klasike kanë përjetuar më 31 tetor një tjetër koncert të ansambleve të muzikës “Musica Camerata” nën drejtimin e Hans-Georg Yaroslavsky në Sallen Kapitelsaal te Renaissance-Burg në Lüdighausen të Gjermanisë.
Në këtë koncert i cili është titulluar “Koncert special” përveç pjesëtarëve tjerë të orkestres “Musica Camerata” është prezantuar edhe violinisti i njohur shqiptar që jeton në Gjermani, Alban Pengili, por këtë herë si kompozitor dhe si solist. “Këtë herë do të përfaqësoj popullin dhe muzikën shqiptare me kompozimin tim të vitit 2014 “Albanian Labyrinthe Harmonico”. Këtë vepër fillimisht e kam shkruar për violinë solo, ndërsa në kohët e fundit e kam bërë edhe një version me violin – solo në shoqërimin e orkestrës simfonike”, ka thënë Alban Pengili për “albinfo.ch
Ai është shprehur se në muajin tjetër, saktësisht më datën 05.12.2015 është i ftuar të luajë veprën e Johann Sebastian Bach-ut e po ashtu në këtë natë violinisti shqiptar do të luaj edhe “Katër stinët” (Le Quatro Stagioni) nga Antonio Vivaldi.
Ky koncert do te shoqërohet gjithashtu nga orkestra “Musica Camerata Lüdinghausen” nën drejtimin e dirigentit Hans-Georg Jaroslawski ne Sallen Kapitelsaal te Renaissance-Burg Lüdighausen.
Pengili, ka përfunduar shkëlqyeshëm studimet në Tiranë dhe në Folkwang-Hochschule të Essenit, dhe nga viti 2001 është pedagog në shkollat e muzikës në Lüdinghausen dhe Bottrop.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













