Shqipëria
Aeroporti i Tiranës priti numër rekord, 10 milionë udhëtarë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkaloi këtë të hënë shifrën e 10 milionë pasagjerëve ende pa u mbyllur viti 2024, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik.
TIA është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019. Për të shënuar këtë arritje të jashtëzakonshme, pasagjeri i 10 miliontë, i cili mbërriti në Shqipëri përmes linjës ajrore holandeze Transavia, u prit me një ceremoni të posaçme së bashku me pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.
Drejtori ekzekutiv i Kastrati Group, Piervittorio Farabbi, shprehet se numri i pasagjerëve nuk rritet rastësisht.
“Numri i pasagjerëve nuk rritet thjeshtë me magji, por fillimisht ishte vendimi për të krijuar kapacitetet, më pas për ta kthyer aeroportin dhe Shqipërinë, Tiranën, si një destinacion atraktiv”, u shpreh ai ndërsa shtoi se tashmë janë më shumë se 100 destinacione direkte.
“Një tjetër plan që ne kemi është që të instalojmë panele diellore këtu në aeroport në mënyrë që të mundësojmë ndriçimin e të gjithë aeroportit, ndërkohë që çdo dritë që kemi aktualisht, është LED”, tha ai.
“Ne kemi dyfishuar numri e të punësuarve, kemi më shumë se 1200 të punësuar direkt nga TIA”, u shpreh Farabbi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













