Lajme
Aeroporti i Prishtinës: Nga nesër nuk ka më asnjë fluturim të planifikuar
Aeroporti i Prishtinës ka bërë të ditur se që nga nesër nuk ka më asnjë fluturim komercial të planifikuar.
Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se që nga periudha e kufizimit të fluturimeve për shkak të koronavirusit, janë 12 mijë udhëtarë që janë shërbyer në aeroport.
Po ashtu, kanë qenë mbi 10 mijë udhëtarë në nisje nga Prishtina për në destinacionet e tjera.
Njoftimi i plotë nga aeroporti:
Të dashur udhëtarë,
Ju njoftojmë se që nesër, më 22 mars 2020, e ditëve në vijim nuk kemi asnjë fluturim komercial të planifikuar!
Që nga koha e kufizimeve të fluturimeve në aeroport janë rreth 12,000 udhëtarë që ANP ‘Adem Jashari ‘ ka shërbyer, dhe nga kjo shifër janë mbi 10,000 udhëtarë në nisje nga Prishtina për destinacionet e tjera dhe udhëtarët e tjerë në arritje, ku kryesisht janë mërgata jonë.
Më tej, ju njoftojmë se çdo njoftim të ri do ta bëjmë publik këtu!
Në emër të Menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, iu urojmë shëndet dhe urojmë që ta kalojmë këtë sfidë bashkërisht!
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










