Kosova
Abdixhiku: U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm
Për këtë çështje, Abdixhiku ka deklaruar se kanë kërkuar kohë për ta diskutuar e konsultuar edhe brenda subjekteve një emër specifik
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë e njëherit edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se janë dakorduar që në takimin e ardhshëm të shkohet me emra konkretë për presidentin a presidenten e Republikës së Kosovës.
Për këtë çështje, Abdixhiku ka deklaruar se kanë kërkuar kohë për ta diskutuar e konsultuar edhe brenda subjekteve një emër specifik.
“Nuk duam një president të parëndësishëm por një figurë që është e respektuar dhe e ushtron më dinjitet funksionin më të lartë shtetëror. Kosova ka figura të tilla, por gjendja dhe çështja është shumë sensitive. Kërkuam periudhë diskutuese të brendshme brenda subjekteve tona dhe konsultative me shoqërinë secili në mënyrë e vet para se të vijmë me emra konkret në takimin e ardhshëm. E di që fokusi është për emra specifik, për këtë na duhet ende kohë. E mira është se gjërat janë shumë më të qarta, kërkojmë vetëm stabilitet institucional. U dakorduam që të vijmë me emra konkret në takimet e ardhshme por në fund të ketë një emër”, ka thënë Abdixhiku.
Njësoj si Kurti edhe Abdixhiku deklaroi se në këtë takim nuk është diskutuar për emra por për profile. Mundësinë e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje, Abdixhiku e ka quajtur çështje të mbyllur, transmeton albinfo.ch.
“Në këtë takim diskutuam me vullnet të mitë për kriteret dhe profilin potencial të presidentit apo presidentes së ardhshme të Republikës së Kosovës. Ka vullnet të dyanshëm rreth këtij profili se si duhet të duket. Këto kritere janë të qarta; një president që e do Republikën, e mbron Republikën, e ushtron demokracinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi vonë shumë, çështja e presidentit duhet ta lirojë Kosovën. Nuk kemi folur për emra”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me Kurtin.
Lidhja Demokratike e Kosovës së fundmi ka hequr dorë nga kërkesat për marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve. Kjo parti ka kërkuar që presidentit të jetë konsensual dhe jopartiak. Ndërkohë dy partitë e tjera, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, kanë refuzuar të gjitha ftesat për takim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe po kërkojnë konstiutimin e Kuvendit të Kosovës. Një gjë të tillë e ka refuzuar LVV-ja “derisa të ketë një marrëveshje politike”, për siç ka thënë – shmangien nga zgjedhjet.
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













