Lajme
A rrezikon Hungaria largimin nga Bashkimi Evropian?
“Hungaria po largohet gjithnjë e më shumë nga qëndrimet e vendeve anëtare dhe madje nuk është e pamundur që përfundimisht të largohet nga Bashkimi Evropian.”
Kështu u shpreh Mikulus Bek, ministri çek përgjegjës për çështjet evropiane, shtet i cili kryeson edhe presidencën e BE-së.
Në një intervistë për radion çeke, Irozhlas, ai foli kryesisht për faktin se Presidenca çeke po bën gjithçka për të menaxhuar krizën energjetike të BE-së, por aktualisht ka mendime të ndryshme se çfarë duhet bërë.
“Nëse pyes tre ekspertë, marr katër mendime sesi të rregullohet më mirë tregu”, u shpreh Mikulas Bek.
Sipas Mikulas Bek, Budapesti duhet të reflektojë përpara se të jetë vonë në lidhje me qëndrimet e saj ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë.
“Bashkimi Evropian është një unitet i shumë zërave që gjen gjithmonë gjuhën e përbashkët pavarësisht nga mosmarrëveshjet, por Hungaria ka bërë një rrugë të gjatë duke arritur në buzë të humnerës dhe tani ajo duhet të vendosë nëse do të shkojë drejt këtij drejtimi, i cili do të sjellë pasoja, të cilat as nuk mund t’i spekuloj”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











