Lajme

A mundet një veturë elektrike të ulë faturat tuaja të energjisë?

Me çmimet kolosale të faturave të energjisë, flitet shumë se si benefitet nga kostoja e përdorimit të veturave elektrike mund të zhduken papritur.

Por përveç faktit që çmimet e karburanteve të fosileve do të vazhdojnë të rriten, a mund të ketë më shumë përfitime energjetike nga drejtimi i një veture elektrike sesa thjesht kostoja e një njësie energjie?

Kërkesa për sisteme solare shtëpiake po rritet deri në masën që listat e pritjeve për instaluesit me reputacion po rriten me shpejtësi të madhe.

Me një kredi të lirë, ose për shembull në Skoci, ku qeveria mbështet kredi pa interes, kostoja e instalimit të një sistemi diellor me ruajtje baterie së shpejti mund të bjerë nën atë të pagesës së faturave të energjisë shtëpiake. Sistemet e pajisura nga instalues të certifikuar janë gjithashtu pa TVSH.