Lajme
A mbijeton BE-ja pa gazin rus?
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjasin afatin për të ulur me 15 për qind sasinë e gazit natyror që përdorin deri në pranverën e vitit 2024, përcjellë albinfo.ch.
Kur u bë e qartë se lufta në Ukrainë do të vazhdonte edhe dimrin e kaluar, shumë ishin të shqetësuar se si banorët e Evropës Perëndimore do të ngroheshin për shkak të varësisë së rajonit nga gazi natyror rus. Por sipas BE-së, ata e bënë këtë pjesërisht duke ulur përdorimin e gazit me gati 20 për qind dimrin e kaluar, shkruan Zëri i Amerikës.
Faturat e energjisë elektrike ishin më të shtrenjta këtë dimër në të gjithë Bashkimin Evropian sa që shumë banorë nuk mund t’i paguanin, dukë bërë kështu që shtetet të subvenciononin faturat. E sipas zyrës së kryebashkiakut të Brukselit, ka pasur reduktime në ndriçimin e rrugëve dhe ngrohjen në shkolla dhe zyra të tjera publike dhe qeveritare. “Ne e mbajmë temperaturën 19 gradë Celsius në klasat e shkollave, por në zyra si kjo, mbahet 18 gradë. Në pishina, uji mbahet në 27 gradë”, thotë Benoit Hellings, anëtar i Këshillit Bashkiak për Klimën në Bruksel, përcjellë albinfo.ch.
Sipas analistit të energjisë Thierry Deschuyteneer, Evropa ia doli mirë pa sasinë e zakonshme të gazit rus. “Vitin e kaluar, ajo që ndodhi dhe ajo që e ndihmoi shumë Evropën ishte pakësimi i kërkesës për gaz të lëngshëm nga Kina. Kërkesat e Kinës do të plotësoheshin nga gazi amerikan. Ky gaz amerikan më pas u dërgua në Evropë. Pra, në një farë mënyre, Kina ndihmoi Evropën”, tha ai për Zërin e Amerikës.
Qeveritë e BE-së gjetën furnizues të tjerë gazi. Dimrin e kaluar, BE-ja mori gaz nga Norvegjia, Algjeria dhe Azerbajxhani, gazi natyror i lëngshëm u importua nga SHBA-të. Por zyrtarët e BE-së thonë se ulja e përdorimit të gazit është e vetmja mënyrë për t’u siguruar që vendet e BE-së të kenë ngrohje dimrin e ardhshëm, përcjellë albinfo.ch.
Ekspertët shpresojnë se prodhimi i gazit natyror të lëngshëm do të rritet në botë në vitet e ardhshme, duke stabilizuar çmimet e energjisë dhe importet në Evropë. BE-ja po mbështet gjithashtu energjinë alternative, me një plan për të siguruar më shumë se 40 për qind të energjisë së saj nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në vitin 2030, shkruan Zëri i Amerikës.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












