Portrete të firmave
A kam llogari të blej shtëpi në Zvicër në kushtet aktuale të inflacionit
“Paniku nuk është i nevojshëm për ata që gjithmonë kanë ëndërruar të kenë shtëpinë e tyre. Për ata që blenë shtëpi vetëm për të kursyer para në krahasim me qiranë: kjo epokë ka mbaruar”
Kriza globale ka prekur edhe Zvicrën, ndonëse më pak se vendet tjera. Në këto rrethana, kur kemi ngritje të inflacionit dhe të treguesve të tjerë, njerëzit kanë dilema nëse është veprim i mirë bërja e një shtëpie ose jo. Petrit Vllasi, ekspert i patundshmërive këshillon lexuesit tanë si të veprojnë në momentin aktual.
Albinfo.ch: Normat e interesit të hipotekave në Zvicër pothuajse janë trefishuar që nga fillimi i vitit. Nëse dëshironi të krijoni ose rinovoni hipotekën tuaj, duhet të vendosni midis një hipotekë me normë fikse dhe një hipotekë SARON. Çfarë vlen më shumë aktualisht?
Petrit Vllasi: Sot gjendemi në një situatë ku nuk është më e parashikueshme se cili prej produkteve është më tërheqës. Me rritjen e SARON-it dhe luhatjen e hipotekave fikse, pyetja mund të bëhej më mirë kështu: “A mund të vazhdojë me këtë ritëm të furishëm të normave të hipotekave?” Nëse përgjigja është “jo”, atëherë unë sugjeroj që blerësit të vendosin një buxhet maksimal mujor afatgjatë, duke pasur parasysh se ndoshta, aty për aty, nuk po vendosin normën më tërheqëse të të gjitha kohërave.
Albinfo.ch: Cfarë është konkretisht hipoteka Saron?
Petrit Vllasi: Një hipotekë Saron përshtatet me nivelin e përgjithshëm të normave të interesit gjatë afatit të saj. Prandaj dhe emri ‘Saron’. Kjo do të thotë, e shkruar: “Swiss Average Rate Overnight – Norma mesatare e Zvicrës gjatë natës” dhe korrespondon me normën mesatare të interesit të të gjitha kredive që bankat në Zvicër i kanë dhënë njëra-tjetrës në një ditë. Kështu që ju nuk paguani një normë interesi fikse.
Albinfo.ch: Normat e interesit për hipotekat me normë fikse dhjetëvjeçare në Zvicër janë rritur nga një mesatare prej pak më shumë se 1 për qind në fillim të vitit në mbi 3 për qind. A ka vend për panik?
Petrit Vllasi: Paniku nuk është i nevojshëm për ata që gjithmonë kanë ëndërruar të kenë shtëpinë e tyre. Për ata që blenë shtëpi vetëm për të kursyer para në krahasim me qiranë: kjo epokë ka mbaruar.
Normat hipotekare arritën normat aktuale edhe 10 vjet më parë, kur mendonim se ishim në nivelet më të ulëta historike. Aktualisht, hipotekat fikse 10-vjeçare janë edhe nën 3% dhe kjo do të thotë se mesatarisht ende kushton pak më pak të zotërosh sesa të marrësh me qira.
Albinfo.ch: Hipotekat SARON janë disi më të lira; por ekziston rreziku i normës së interesit. Një gjë është e sigurt: blerja e një shtëpie është bërë dukshëm më e shtrenjtë në Zvicër?
Petrit Vllasi: Pikërisht. Hipoteka SARON kushton më pak se një hipotekë fikse. Megjithatë, një rritje e lehtë e mëtejshme e normës SARON pritet deri në fund të dhjetorit 2022. Norma e klientit do të përshtatet gjithashtu me çdo rritje të normës SARON. Ky nuk është rasti me hipotekat fikse.
Strehimi privat tani kushton më shumë në muaj se më parë. Nuk përjashtohet mundësia që të korrigjohen edhe çmimet e blerjes.
Albinfo.ch: Nga normat më të larta të interesit nuk janë prekur vetëm blerësit, por edhe nga njerëzit që kanë marrë një hipotekë vite më parë dhe që tani duhet të rinovojnë?
Petrit Vllasi: Rritja e normave të hipotekës prek të gjithë ata që marrin një hipotekë tani. Ata që kanë vendosur një normë fikse më tërheqëse kanë avantazhin e mospjesëmarrjes në këtë rritje të normës. Ata që, nga ana tjetër, kanë hipoteka që u skadojnë, do të duhet ta rinovojnë në kushtet aktuale të tregut. Për klientët që kanë marrë një hipotekë më shumë se 6 vite më parë, gjithsesi nuk do të jetë një goditje e madhe për buxhetin e tyre, pasi edhe atëherë hipoteka fikse ishte mbi 2%.
Albinfo.ch: Çfarë rekomandoni aktualisht ju si ekspert i hipotekave: Më tepër një hipotekë me një normë interesi fikse apo më mirë një hipotekë disi më e rrezikshme SARON me një normë interesi të ndryshueshme?
Petrit Vllasi: Kjo është një këshillë që duhet të jetë shumë e individualizuar. Gjithçka varet nga profili i rrezikut të klientit dhe nga buxheti mujor që ai ka vendosur. Një vendim i tillë duhet të analizohet dhe studiohet me kujdes përpara se të merret.
Albinfo.ch: Tanimë edhe sipërmarrësit shqiptarë në Zvicër janë orientuar në biznesin e patundshmërive, çfarë duhet të kenë kujdes me hipotekat?
Petrit Vllasi: Kostoja e hipotekës ishte lënë pas dore në të kaluarën dhe nuk ishte buxhetuar me kujdes (pasi ishte në fakt aq e ulët sa konsiderohej pothuajse e parëndësishme). Sot duhet të planifikojmë më mirë çdo hap të tanishëm dhe të ardhshëm që synojmë të ndërmarrim me pronën. Suksesi i investitorëve të ardhshëm të pasurive të paluajtshme do të varet nga ajo se kush optimizon më mirë detajet.
Albinfo.ch: Me gjithë rritjen e çmimeve të hipotekave ndërtimet e reja nuk kanë të ndalur, çfarë do të thotë kjo?
Petrit Vllasi: Kjo do të thotë që ëndrra për shtëpinë tuaj (private) nuk është zhdukur. Ndërtuesit do të vazhdojnë të ndërtojnë dhe blerësit te blejnë. Ajo që do të ndryshojë është mentaliteti i investitorëve. Nëse deri tash është blerë kryesisht për të kursyer në qira, nesër do të blihet për të realizuar një ëndërr.
E-Diaspora
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të Organizata e Akademikëve dhe Studentëve të Diasporës Shqiptare në Hamburg i është drejtuar kancelarit të Gjermanisë,...
-
Kosovë: 6634 persona të regjistruar për votim nga diaspora, ja deri kur është afati
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
Jeta në Austri
-
‘Të zhvendosni të moshuarit’: Si duan austriakët të zgjidhin kostot në rritje të qirasë Me rritjen e kostove të strehimit në Austri, një sondazh i fundit ka zbuluar se si...
-
Austria mbetet prapa në pagesat pa para
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Austri: Deri në 20% të pacientëve humbasin terminet te mjeku
-
A do të përballet Austria me grevat e vjeshtës kur fillojnë negociatat kyçe të sindikatave?