Kosova
A e mbështet Spanja propozimin francez për liberalizimin e vizave për Kosovën?
Autoritetet në Spanjë as nuk e kanë pohuar dhe as mohuar qëndrimin e tyre në lidhje me propozimin e Francës për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës tha për SchengenVisaInfo.com se qëndrimi i shteteve të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës do të specifikohet në takimin e radhës të grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të mbahet vonë.
Takimi pritet të mbahet në nëntor ose në fillim të dhjetorit të këtij viti.
“Tema sapo ka filluar të trajtohet në Bruksel dhe do të ndjekë procedurën e saj normale gjatë së cilës do të specifikohen qëndrimet e shteteve të ndryshme anëtare”, theksoi Elena Aljarilla, nga departamenti i shtypit i Ministrisë së Jashtme të Spanjës.
Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është përfshirë për herë të parë në agjendën e takimit të Grupit Punues të Komisionit Evropian të mbajtur më 13 tetor të këtij viti si temë diskutimi.
Gjatë takimit u raportua se autoritetet franceze shpalosën propozimin që ky proces të lidhet me funksionalizimin e ETIAS dhe se të paktën katër anëtarë të BE-së e mbështetën një ide të tillë: Belgjika, Suedia, Holanda dhe Spanja.
Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën filloi më 19 shkurt 2012. Në vitin 2018, Komisioni Evropian vlerësoi se vendi i plotësoi dy kërkesat e fundit që procesi të përfundojë: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe një histori të fortë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Që nga viti 2018, Komisioni i Bashkimit Evropian ka kërkuar vazhdimisht që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës; megjithatë, procesi i shumëkërkuar ende nuk është finalizuar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë









