Lajme
A e dini cilat shtete janë në listën e karantinës të Zvicrës
Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut janë shtuar në listën e karantinës së Zvicrës
Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) ka azhurnuar listën e saj të detyrueshme të karantinës. Më 21 Dhjetor, Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut u shtuan në listë.
Kjo ka për qëllim veçanërisht të ndalojë udhëtimin nga këto vende për qëllime turizmi.
“Të gjithë personat që kanë hyrë në Zvicër nga këto dy vende që nga 14 Dhjetori duhet të hyjnë në karantinë për 10 ditë”, tha Këshilli Federal në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Që nga 19 Dhjetori, shtetet austriake Carinthia, Styria dhe Austria e Epërme u hoqën nga lista.
Nga ata që shkojnë në Austri, megjithatë do të kërkohet të karantinohen nga 19 Dhjetori.
Përveç kësaj, Polinezia Franceze, Hungaria, rajoni i Italisë Emilia Romagna, Jordania, Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Portugalia do të hiqen nga lista.
Shteti gjerman i Sachsen është në listë, së bashku me rajonet italiane të Friuli Venezia Giulia dhe Veneto.
Këto janë: Andorra, Belize, Kroacia, Gjeorgjia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, San Marino, Serbia, Sllovenia, Suedia, Afrika e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Cilat janë rregullat e karantinës së Zvicrës?
Kushdo që kërkohet të bëjë karantinë duhet ta bëjë këtë për një periudhë dhjetë ditore.
Kur të arrini në Zvicër, ju duhet të kontaktoni autoritetet shëndetësore kantonale brenda dy ditësh.
Edhe nëse keni dëshmi të një testi negativ, përsëri do t’ju kërkohet të bëni karantinë për dhjetë ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja