Lajme
A duhet Zvicra të prezantojë një kartë imuniteti?
Deri më tani, arsyeja kryesore e dhënë nga njerëzit në favor të idesë ishte se ajo do të lejonte një kthim në normalitet
Më shumë se dy të tretat e lexuesve të The Local do të regjistrohen për një kartë imuniteti Covid-19, pavarësisht se shprehin shqetësime në lidhje me efektivitetin e vaksinës – dhe drejtësinë e një plani të tillë.
Sondazhi i lexuesve mbi privilegjet për njerëzit e vaksinuar shkaktoi mjaft stuhi.
Më shumë se 150 njerëz iu përgjigjën sondazhit brenda një periudhe 24 orëshe – duke e bërë atë shkallën më të lartë të përgjigjes për një nga sondazhet tona, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa morëm dhjetëra përgjigje individuale mbi idenë – shumë prej tyre pozitive dhe shumë prej tyre duke shprehur shqetësim – një shumicë e qartë mbështeste futjen e një karte vaksinimi e cila do t’u jepte njerëzve disa privilegje të veçanta.
Në total, 68.8 përqind e të anketuarve na thanë se do të regjistroheshin për një “kartë imuniteti” të stilit izraelit për njerëzit e vaksinuar nëse një bëhet e disponueshme.
31.2 përqind thanë se nuk do ta bënin.
Një përqindje më e ulët se ajo më sipër tha se një kartë imuniteti ishte një ide e mirë.
Vetëm 64.9 përqind e njerëzve menduan se ideja ishte e mirë, me 35.1 përqind kundër.
Gjetja tregon se afërsisht katër përqind e njerëzve do të regjistroheshin për kartën edhe pse ata mendojnë se nuk është një ide e mirë.
Shqetësimet më të mëdha në lidhje me planin?
Ne gjithashtu i pyetëm lexuesit tanë se cili ishte shqetësimi i tyre më i madh për planin.
Përgjigja më e madhe – 36.6 përqind e të anketuarve – thanë se nuk kishin asnjë shqetësim.
Më shumë se një e pesta – 22.2 përqind – na thanë se ata mendonin se plani do të përbënte vaksinimin e detyrueshëm.
21.6 na thanë se shqetësimi i tyre më i madh ishte që ata që nuk kishin pasur mundësi të vaksinoheshin ende do të humbnin disa gjëra.
9.8 përqind e njerëzve thanë se ishin të shqetësuar se personat që kishin kartelën mund të ishin akoma infektivë, pasi nuk është provuar që njerëzit e vaksinuar nuk mund të përhapin virusin.
Siç është raportuar nga The Local këtë javë, studimi i ri tregon se njerëzit e vaksinuar nuk e përhapin virusin.
Pak më shumë se tre përqind e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar për privatësinë dhe çështjet e të dhënave, përcjell tutje albinfo.ch.
Deri më tani, arsyeja kryesore e dhënë nga njerëzit në favor të idesë ishte se ajo do të lejonte një kthim në normalitet.
Dhjetra të anketuar theksuan se ata nuk shqetësoheshin vetëm nga mirëqenia e tyre, por nga ata përreth tyre.
Nga 31.2 përqind e njerëzve që thanë se nuk do të regjistroheshin, shumë ishin të shqetësuar se kjo do të çonte në pasoja të padrejta për ata që nuk ishin vaksinuar.
Të tjerët thanë se kjo do të dëmtojë njerëzit që nuk mund të marrin vaksinën.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












