Lajme
A duhet të pimë ujë kur zgjohemi?
Ekspertët shëndetësorë thonë se pirja e ujit ka përfitime të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm, sipas drejtoreshës së lartë të kërkimit klinik global dhe të ushqyerjes në WW, Michelle Cardel. “Ndihmon funksionimin e trupit tonë, duke rregulluar siç duhet temperaturën e trupit, por edhe të gjithë procesin e tretjes, në të njëjtën kohë duke forcuar ndjeshëm trurin tonë”.
Edhe nëse jeni pak i dehidratuar, deri në 2%, mund të përjetoni simptoma si dhimbje koke, marramendje, nervozizëm, vështirësi në përqendrim dhe më shumë, sipas hulumtimeve. Uji përbën 60% të peshës së trupit tonë dhe të qëndruarit të hidratuar gjatë gjithë ditës është i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme, përfundojnë shkencëtarët.
Duke e nisur ditën duke pirë ujë, ne ndihmojmë trupin tonë të hidratohet pa probleme dhe të mos detyrohemi të pimë shumë ujë papritmas drejt fundit ose në mes të ditës kur kuptojmë se deri në atë moment kemi pirë vetëm kafe.
“Pirja e ujit kur filloni ditën parandalon dehidratimin. Duke ndjekur një rutinë mëngjesi, ju përvetësoni qëndrime më të mira ndaj trupit tuaj dhe pjesës tjetër të ditës. Thjesht, duhet të dini se nuk ka asnjë sasi magjike uji që duhet të pini çdo mëngjes”, përfundon Cardel.
Some of the benefits of drinking water on an empty stomach. Try to drink at least 2 litre's of water every day, more if you workout / train hard.#drinkwater pic.twitter.com/0nAwTH2tCy
— CroxtethSportsCentre (@CroxtethSports) October 28, 2020
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











