Lajme
A do t`i lejojë Kantoni i Cyrihut testet falas për të rinjtë deri 25 vjeç?
Kauzën e SVP-së, kësaj radhe e kanë mbështetur Partia e Qendrës (Die Mitte) si dhe pjesë të PS, të Gjelbërve dhe PPE
Parlamenti i kantonit të Cyrihut planifikon të diskutojë shpejt lidhur me testet e koronës falas për të rinjtë. Të hënën, Këshilli Kantonal (parlamenti), me 78 vota pro, ka shpallur urgjente një kërkesë përkatëse të bërë nga SVP, raporton srf.ch.
Kjo parti dëshiron që testet e koronës të jenë sërish falas për personat deri në 25 vjeç, trasnmeton albinfo.ch. Sepse nëse këto teste nuk do të jenë falas, atëherë ky është një lloj vaksinimi i detyrueshëm, sidomos për të rinjtë dhe të varfërit.
Kauzën e SVP-së, kësaj radhe e kanë mbështetur Partia e Qendrës (Die Mitte) si dhe pjesë të PS, të Gjelbërve dhe PPE.
Përpara se tema të kthehet në parlament, Qeveria e Cyrihut duhet të japë mendimin e saj brenda pesë javësh, transmeton albinfo.ch. Nëse balanci i fuqisë në këshill mbetet ky që është, megjithatë, testet e koronës falas për të rinjtë mund të hidhen poshtë në mbledhjen e ardhshme të këshillit.
Kjo, për faktin se me atë rast kërkohet shumica e votave për të bërë bartjen përfundimtare në qeveri.
Në të njëjtën mbledhje, një tjetër postulat i SVP-së nuk u shpall urgjent. Ai kërklonte që testet e koronës të ishin falas për të gjithë.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













