Kosova
A do të subvencionojë Qeveria e Kosovës faturat e rrymës pas rritjes?
Pas shtrenjtimit të faturave të energjisë elektrike në Kosovë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar forma të reja të subvencionimit. Siç thotë ajo, subvencionimi do të bëhet vetëm për qytetarët që shpenzojnë më pak se 800 kWh në muaj, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Rizvanolli për KTV-në të premten është shprehur se do të vazhdojnë me subvencionimin e rrymës për kategoritë më të prekura, ndërsa ka thënë se nuk është në dorën e tyre kontrolli i çmimit të energjisë elektrike. “ZRRE-ja është një rregullator profesional që kalkulon kostot e më pas i referon në faturë. E jona është që t’i ndihmojmë konsumatorët në nevojë. Kemi pritur vendimin e ZRRE-së, si po shpërndahen në tarifat e ndryshme dhe do të marrim një vendim brenda disa ditëve për nivelin e subvencionimit. Do të subvencionohet konsumi i familjeve, por nuk do të subvencionohet konsumi mbi 800 kWh. Qëllimi ynë është t’i mbrojmë qytetarët, sidomos ata që janë në nevojë dhe jo vetëm”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Rizvanolli tutje ka thënë se rritja e çmimit të rrymës nuk ka pse të rrisë çmimet e sektorëve të tjerë, pasi sipas saj, “nuk ka arsye të ndodhë një gjë e tillë”. Ka bërë thirrje që ata që po e trumbetojnë këtë si fakt, duhet të kenë kujdes të mos përhapin panik, raporton koha.net, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Ekonomisë ka theksuar se bizneset e paguajnë rrymën më së liri në rajon, ndërsa nuk ka përmendur ndonjë subvencionim për ta, pasi rritjes së çmimit të rrymës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












