Lajme

A do të ketë valë të dytë të COVID-19 në Evropë

Europa është e shqetësuar për një valë të dytë infeksioni Covid-19 në vjetësh dhe qeveritë kanë filluar të marrin masa.

Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë një karantinë të re nëse rastet do të shtohen. Por kjo do të varet nga rastet e reja dhe nga sjellja në përgjithësi e qytetarëve.

Ndërsa vendet europiane kanë filluar të heqin kufizimet për shkak të koronavirurist, ekziston një frikën e përgjithshme për një valë të dytë infektimesh këtë verë.

Ulja e numrit të rasteve mund t’i bëjë europianët më pak vigjilentë dhe të mos i respektojnë masat e distancimit fizik.

Bazuar edhe në eksperiencën e pandemive të kaluara, ekspertët janë thuajse të sigurtë se do të ketë të paktën një valë të dytë infektimesh, ndaj dhe qeveritë kanë filluar të përgatiten që tani.

“Vendet anëtare duhet të përgatiten për një valë të dytë infektimesh, tani është koha për të forcuar sistemet e mbikëqyrjes.

Komisioni Europian do të vazhdojë punën me Qendrën Europiane të Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve për t’i informuar qytetarët për rrezikun.

Të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë,” tha Stefan de Kermerker, një zëdhënës i Komisionit.

Vendeve anëtare po ju bëhet thirrje për t’i hequr gradualisht masat izoluese, bazuar në të dhënat epidemiologjike. Kështu në Gjermani, nëse rastet javore për 100 mijë banorë arrijnë në 50, masat do të rivendosen.

Autoritetet në Gjermani konfirmuan edhe 933 të infektuar me koronavirus.

Të dhënat e fundit paraqesin rritje të madhe, krahasuar me 357 rastet e reja, të raportuara një ditë më parë. Por, sipas autoriteteve shëndetësore, kjo lëvizje mund të jetë pasojë e raportimeve të vonuara gjatë fundjavës.

Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë një karantinë të re nëse rastet shtohen. Kjo do të varet nga rastet e reja dhe nga sjellja në përgjithësi e qytetarëve.

Disa ekspertë thonë se një pjesë e masave duhet që të mbahen në fuqi deri në zhdukjen e plotë të virusit ose gjetjen e mënyrave të përshtatshme për ta trajtuar sëmundjen apo prodhimin e vaksinës.