Lifestyle
A do të këndojë shqip Rita Ora në festivalin shqiptar të Cyrihut?
Por, a do të këndojë ajo shqip ne këtë festival?`kësaj pyetjeje ajo i është përgjigjur: “Këtë mund ta zbuloni, nëse do të vini në spektakël”
Ylli i pop muzikës botërore, këngëtarja me rrënjë shqiptare, Rita Ora do të paraqitet në festivalin e parë zviceran i cili i kushtohet ekskluzivisht adhuruesve të këngës shqiptare. “Alba Festival” mbahet në fundjavën e fundit të qershorit në Cyrih. Dhe, siç shkruajnë mediet zvicerane, që tash spekulohet nëse ajo do të këndojë me atë rast ndonjë këngë në gjuhën shqipe ose jo.
“Alba Festival” është i pari i këtij lloji në Zvicër e më gjerë. Ai ka vënë vetes synimin që të bëhet festivali më i madh shqiptar në Evropë, transmeton albinfo.ch. Dhe për të merituar një titull të tillë, aty është ftuar veç tjerash njëri ndër yjet më të mëdhenj të pop muzikës botërore, Rita Ora. Prandaj, nuk duket e tepruar ajo që shkruan blick se “Rita Ora do të “kallë” shqiptarët e Zvicrës”.
Më tutje mediet zvicerane duke prezantuar mysafiren e ardhshme, shkruajnë se Rita Ora është e lindur në Prishtinë ndërsa prindërit e saj kanë emigruar në Londër, kur ajo ishte vetëm një vjeçe. Por ajo është gjithmonë e vetëdishme prej nga vjen, transmeton albinfo.ch. “Prindërit e mi më kanë mësuar që të jem krenare me rrënjët e mia”, e thekson ajo gjithmonë në intervistat e saj. Kështu, për angazhimin e saj në favor të vendit të prejardhjes, Kosova që nga viti 2015 e ka emëruar atë ambasadore nderi”.
Por, a do të këndojë ajo shqip ne këtë festival?`kësaj pyetjeje të “20min.ch” ajo i është përgjigjur: “Këtë mund ta zbuloni, nëse do të vini në spektakël”.
Krahas Rita Orës, në “Alba festival” do të paraqiten edhe yje të muzikës së popullarizuar nga Kosova dhe Shqipëria si: Ledri Vula, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












