Lajme
A do ta zgjasë përsëri Austria bllokimin?
Bllokimi i Austrisë aktualisht është në fuqi deri në 7 shkurt, por mund të zgjatet më tej gjatë vitit.
Dorothee von Laer, virologe, bëri një njoftim të martën në mëngjes se një vendim mbi zgjatjen e bllokimit do të merret javën e ardhshme, javën e parë të shkurtit. Ajo tha se qeveria dhe opozita ishin në një marrëveshje të gjerë për efektivitetin e masave të bllokimit të Austrisë, përcjell albinfo.at
“Për fat të keq, mbylljet e shkollave kanë qenë efektive”, tha ajo, duke pranuar se shumë në të gjithë Austrinë duan që shkollat të fillojnë përsëri ‘ballë për ballë’. Von Laer tha se nuk kishte ende një vendim “bardh e zi” për zgjatjen e bllokimit, por premtoi se qeveria do të zhvillonte një “plan të ekuilibruar mirë”.
Sidoqoftë, numrat e rinj të rasteve tregojnë se masat kanë një efekt. Austria po regjistronte mbi 5,000 raste të reja çdo ditë në nëntor dhe dhjetor, numri i rasteve ditore ka rënë nën 2,000 ditët e fundit, përcjell tutje albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













