Lajme
Serbia nuk mund ta marrë hapësirën ajrore të Kosovës
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se hapësirën ajrore tashmë e kontrollon Hungaria, por assesi nuk do t’i jepet Serbisë
Heqja e embargos ajrore nga ana e NATO-s, për fluturime e aeroplanëve serbe deri në kufirin kosovar, ka shqetësuar opinionin në Prishtinë, se edhe hapësira ajrore e Kosovës mund t’i jepet Beogradit. Por, këtë e ka hedhur poshtë ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri e cila tha se hapësira tashmë i është dhënë Hungarisë.
Ministrja Tahiri ka thënë se në këtë periudhë çështjet e hapësirës është në koordinim të plotë mes Kosovës dhe NATO-s.
Ndërsa sa i përket çështjeve që lidhen me stabilitetin rajonal të hapësirës ajrore, Tahiri ka theksuar për Telegrafin, se NATO-ja është kompetente dhe vendimmarrëse për programin e stabilizimit të hapësirës ajrore në Ballkan, ndërsa Kosova është pjesë e këtij procesi si edhe vendet tjera të rajonit.
Duke komentuar spekulimet se gjoja pas Hungarisë, kontrollin ajror mbi Kosovën mund ta marrë Serbia, Tahiri ka thënë se “Serbia ka ende probleme me fqinjët, prandaj nuk e ka kredibilitetin e duhur për çështjet e stabilitetit rajonal të hapësirës ajrore”.
“Serbia ende nuk është dëshmuar si faktor stabiliteti në rajon, prandaj nuk mund të jetë bartëse e ndonjë misioni aq të ndjeshëm për sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës ajrore të rajonit. Përderisa Serbia vazhdon me ndërhyrjet e saja destruktive ndaj vendeve fqinje, ndër më flagrantet në Kosovë, nuk është një vend i besueshëm për çështjet e sigurisë së lartë për rajonin, aq më tepër në këtë kohë të ambicieve të reja gjeopolitike dhe lidhjeve të ngushta të Serbisë me Rusinë”, ka thënë Tahiri.
Sipas saj, në vitin 2011, Serbia ka pasur pretendime të ngjashme, por të pa suksesshme, duke shtuar se “pikërisht për këtë çështje kam zhvilluar një takim me autoritetet e NATO-s në Bruksel për të paraqitur argumentet kundër Serbisë si pretendonte për të marrë kontrollin e hapësirës rajonale, dhe siç dihet rezultati ishte që Hungarisë iu besua kjo detyrë”.
“Në atë kohë Shqipëria ishte shumë afër marrjes së kësaj detyre sepse i plotësonte standardet e kërkuara. Përsëri dëshiroj të theksoj se Shqipëria ka kapacitetet e duhura për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore rajonale aq më tepër që është anëtare e NATO-s, ndërsa Serbia nuk është”, ka shtuar Tahiri.
Ndryshe, pas 16 vjetësh, KFOR-i ka hequr ndalesat që ka aplikuar në hapësirat ajrore të Serbisë të vendosura në vitin 1999. Lajmi është dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se KFOR-i ka vendosur ta relaksojë zonën e sigurisë.
“Këto ndalesa që ende janë valide për disa pjesë të Serbisë nuk do të ekzistojnë më”, ka thënë Stoltenberg duke shtuar se kjo do të thotë integrim i plotë i Serbisë në hapësirën ajrore evropiane. Ai ka thënë se ky është një veprim konkret për përmirësimin e marrëdhënieve NATO- Serbi.
Ndalesa ajrore ndaj Serbisë e njohur si Zona e Sigurisë Ajrore, në 16 vitet e fundit është zbatuar në një hapësirë ajrore prej 24 kilometra drejt Serbisë Qendrore duke filluar nga “kufijtë administrativ” me Kosovën.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












