E-Diaspora
Flaka Goranci më 6 dhjetor promovon në Cyrih “Albanian Flowers”
Pas promovimeve të suksesshme në Austri, Shqipëri dhe Kosovë, mezzosoprania shqiptare, Flaka Goranci, bashkë me ansamblin “Dielli” udhëton nga Vjena për në Cyrih për të promovuar CD-në e parë internacionale me këngë shqiptare të albumit “Albanian Flowers”, i cili është realizuar në Vjenë nga kompania e njohur austriake “Gramola Company”. Në një intervistë për albinfo.ch, […]
Pas promovimeve të suksesshme në Austri, Shqipëri dhe Kosovë, mezzosoprania shqiptare, Flaka Goranci, bashkë me ansamblin “Dielli” udhëton nga Vjena për në Cyrih për të promovuar CD-në e parë internacionale me këngë shqiptare të albumit “Albanian Flowers”, i cili është realizuar në Vjenë nga kompania e njohur austriake “Gramola Company”. Në një intervistë për albinfo.ch, Goranci tregon për suksesin e albumit dhe për përgatitjen e promovimit që do të mbahet më 6 dhjetor në Volkshaus “Weisser Saal” në Cyrih.
“Albanian Flowers” pati një rrugëtim të shkëlqyeshëm të promovimit, duke u nisur nga Vjena, për t’u promovuar pastaj në trevat shqiptare, si në Tiranë, Prishtinë dhe Gjakovë. Sa je e kënaqur me promovimin e deritashëm?
Të gjitha këto janë qytete të cilat kanë mundësuar realizimin e kësaj CD-je me mbështetjen e tyre institucionale, si: Ministria e Jashtme e Austrisë, Ambasada e Austrisë në Kosovë, Ministritë e Kulturës në Kosovë dhe Shqipëri, Ministria e Diasporës, Komunat e Prishtinës dhe Gjakovës, e të tjera.
Jam më se e kënaqur me secilin promovim! Është kënaqësi kur një punë e gjatë vlerësohet dhe çmohet pikërisht për vlerat që sjell!
Më 6 dhjetor do të keni edhe promovimin në Zvicër, i cili do të jetë edhe i fundit i këtij turni tuaj. Si po ecën organizimi rreth këtij promovimi dhe çfarë prisni nga kjo mbrëmje?
Presim publik artdashës, publik i cili është i etur për muzikë të bukur shqiptare! Po ashtu presim të kemi edhe publikun e huaj, si atë zviceran e kombësi të tjera, të cilët do të kenë rastin të marrin më të mirën nga muzika jonë shqiptare, duke i kuptuar vlerat e vërteta të kulturës sonë.
albinfo.ch: Muzika komerciale është ajo që po publikohet dhe po i jepet hapësire me shumë në media dhe në koncerte. Ju sa e kishit të vështirë për të mbushur sallat në promovimet tuaja?
Flaka Goranci: Muzika komerciale te ne nuk mban koncerte, është thjesht muzikë që luhet nëpër lokale! Problem për të mbushur sallat nuk është për muzikën klasike, duke ditur që nuk kemi salla të mëdha po ashtu! E vërteta është që publiku shpesh herë arrin të imponojë programet e mediave tona, duke dashur të theksoj që mediat tona nuk duhen harruar që kemi po ashtu audiencë mjaft të madhe, e cila është e etur për muzikë të mirë!
albinfo.ch:Albumi i juaj tashmë është në shitje edhe nëpër faqet e njohura muzikore nëpër botë. Sa janë kërkesat e të huajve për të pasur albumin tuaj?
Flaka Goranci:Meqë kompania “Gramola” është një kompani mjaft prestigjioze në Austri, kemi arritur edhe albumin ta kemi online në faqet më të njohura internacionale, si ato Amazon, ITunes, Spotify, Naxos etj. Jam shumë e kënaqur me kërkesat që ka për këtë album, sidomos nga publiku joshqiptar. Qëllimi ka qenë që të nxisim kureshtjen e publikut të huaj ndaj muzikës shqiptare. Them që ia kemi arritur dhe po e arrijmë qëllimin.
albinfo.ch:Si profesioniste e muzikës, cili është mendimi juaj rreth kultivimit të muzikës në trevat shqiptare dhe në diasporë?
Flaka Goranci:Fatkeqësia është që kemi një numër të madh të popullsisë, e cila pëlqen ose po edukohet me llojin e muzikës, e cila i servohet shoqërisë sonë viteve të fundit. Mendoj që duke e ngritur vetëdijesimin e shoqërisë tonë do të arrijmë të zvogëlojmë dukshëm kërkesat për këtë lloj niveli muzikor që flet shumë për një popull.
albinfo.ch:Ju keni angazhime edhe ne Austri, aty ku jetoni dhe veproni. Cilat do të jenë angazhimet tuaja përveç promovimit të albumit?
Flaka Goranci:Unë jam prezent në Austri gjatë gjithë kohës në koncertet e ndryshme dhe shfaqjet operistike, e po ashtu jo vetëm në Austri, por edhe në shtetet e tjera të Evropës.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriGorani Flaka
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Këngëtare
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit06 Dhjetor 2015
- Ora18:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit23 Dhjetor 2015 - 0:00
Të ngjashme

Flaka Goranci fillon turneun me “Lulet shqiptare”
- Flaka Goranci fillon turneun me “Lulet shqiptare”
- Flaka Goranci mban koncert para publikut austriak
- Flaka Goranci më 6 dhjetor promovon në Cyrih “Albanian Flowers”
- Flaka Goranci prezantoi perlat e muzikës shqiptare në Cyrih
- Flaka Goranci promovon “Albanian flowers” në Cyrih
- Flaka Goranci, thjesht e magjishme!
- “Albanian Flowers” e Flaka Gorancit promovohet edhe në Kosovë
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median















