Lajme
AI kërkon hetim për veprimet e Policisë së Kosovë
Sipas AI, Policia e Kosovës përdori forcë të tepërt gjatë operacionit për të arrestuar anëtarë të Vetëvendosjes në zyrat e kësaj partie gjatë ditës së shtunë
Organizata Amnesty International (AI) ka kërkuar një hetim urgjente për veprimet e Policisë së Kosovës ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën mbrëma, gjatë arrestimit të ish-liderit Albin Kurti dhe dhjetëra aktivistëve të kësaj lëvizje. AI beson se policia ka përdorur dhunë të tepruar.
“Prej videove dhe fotografive që i kemi parë, duket se Policia e Kosovës përdori forcë të tepërt gjatë operacionit për të arrestuar anëtarë të Vetëvendosjes në zyrat e kësaj partie gjatë ditës së shtunë”, tha për “Kosovo 2.0”, Sian Jones, hulumtuese e Amnesty International për Ballkanin.
“Jemi në proces të mbledhjes së informatave të mëtutjeshme, por i nxisim autoritetet dhe Mekanizmin Parandalues Nacional të nisin menjëherë hetime ndaj sjelljes së policisë, dhe çdo akuze individuale për keqtrajtime”, konsideron AI.
Në pasditen e së shtunës, pak pas përfundimit të manifestimit të organizuar nga opozita në sheshin Zahir Pajaziti, “forca të armatosura speciale policore e rrethuan dhe bastisën selinë e Vetëvendosjes në një aksion që i ngjau operacioneve kundër terrorizmit”.
Policia, siç thuhet, ende nuk ka konfirmuar se a kishte urdhër nga prokuroria për ta kryer bastisjen. Përveç ekzekutimit të fletarrestit për deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, policia gjithashtu lajmëroi se kishte arrestuar gjithsej 97 aktivistë, brenda zyrave dhe në rrugë”.
Vetëvendosja printoi një listë të 61 emrave që ata thonë se “u morën me forcë” prej brenda zyrave, duke pohuar se “mbi 150 qytetarë e aktivistë” janë mbajtur nga policia nëpërmjet veprimeve “brutale dhe të dhunshme” gjatë ditës.
“Gjithashtu raportuan se dhjetëra mbështetës dhe aktivistë ishin lënduar, disa shumë keq, në rrugë, në seli të partisë dhe derisa ishin në mbajtje nga policia, duke përfshirë edhe përdorimin e plumbave të gomës. Polica ka mohuar përdorimin e plumbave të gomës”, thuhet në raport.
Përveç Amnesty International, organizata të mirënjohura të të drejtave të njeriut në Kosovë gjithashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë dënuar veprimet e policisë ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes.
Pas monitorimit të ngjarjeve të së shtunës dhe intervistimit të aktivistëve të arrestuar në stacionin e policisë në Prishtinë dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) deklaroi se veprimet e Policisë së Kosovës ishin të panevojshme dhe joproporcionale dhe kurrsesi nuk mund të justifikohen, thuhet në raportin e Kosovo 2.0.
“Terrorizimi i qytetarëve–aktivistë përmes drejtimit të tytave automatike dhe goditjeve me to si dhe goditjet me shufra gome, madje me plumba gome, me grushte e shqelma përbëjnë po ashtu keqtrajtim të rëndë fizik”, shkruan në deklaratën e QKRMT.
Gjithashtu në deklaratë u tha se këto veprime janë shkelje e dispozitave ligjore dhe akteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që janë të zbatueshme edhe në Kosovë.
Kosovo 2.0 kontaktoi zyrën e Avokatit të Popullit në Kosovë, e cila tha se kishin monitoruar ngjarjet dhe është në proces të mbledhjes së fakteve dhe dëshmive, pas së cilave do të lansojë një raport.
Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, i cili iu bashkua Vetëvendosjes para disa ditëve, ishte njëri prej aktivistëve të lënduar dhe i cili pati nevojë për trajtim mjekësor në QKUK.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) publikoi një raport në lidhje me ngjarjet e së shtunës dhe e vlerësoi përshkallëzimin si të panevojshëm pas protestës paqësore.
E-Diaspora
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Gjenevë, duke vazhduar... -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve
Jeta në Austri
-
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve Fejton Sylejmani diplomon në Universitetin e Salzburgut me një studim mbi demokratizimin... -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë











