Lajme
“Blej Shqip” në qendër të Prishtinës
Ky panair edhe këtë vit organizohet nga komuna e kryeqytetit për nder të festën e flamurit dhe ditës së Pavarësisë së Shqipërisë
Kompanitë shqiptare nga trevat e Ballkanit do të kenë mundësi që t’i prezantojnë produktet e tyre në panairin tashmë tradicional “Bej Shqip” që do të mbahet për tri ditë rresht në qendër të Prishtinës. Ky panair edhe këtë vit organizohet nga komuna e kryeqytetit për nder të festën e flamurit dhe ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Saranda Bogujevci, tha për KPress se gjatë gjithë ditëve festive panairi “Blej Shqip”, do të pres e përcjell vizitorë të ndryshëm, të cilët kanë mundësinë e blerjes së shumë produkteve ushqimore, rrobave me motive kombëtare, etj.
Panairi “Blej Shqip është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë, Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Ky panair nis me 27 nëntor dhe do të zgjas deri më 29 nëntor. Panairi do të promovohet në sheshin “Skënderbeu” tek bulevardi “Nëna Terezë”.
Vitin e kaluar më shumë se 100 kompani shqiptare kanë marrë pjesë në këtë panair, ndërsa tendat ku ishin ekspozuar produktet shqiptare, janë vizituar nga shumë qytetarë, përfshirë edhe liderë politikë e përfaqësues institucionesh.
Ndryshe, iniciativa “Blej Shqip” u konkretizua në pranverën e vitit 2010. E iniciuar nga Rrjeti i organizatave shqiptare (RrOSH) projekti ‘Blej Shqip’ synonte të nxiste konsumatorët shqiptarë të blejnë produkte dhe shërbime shqiptare. Për herë të parë pas 4 viteve, kjo iniciativë u bë pjesë e kalendarit institucional në Prishtinë e Tiranë, e iniciativën e kryetarit të Prishtinë, Shpend Ahmeti.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












