Lajme
Vajzat kosovare martohen pa i bërë 18 vjet
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në vitin 2014, janë regjistruar 95 martesa të vajzave 16 dhe 17 vjeçare
Pavarësisht zhvillimit kulturor, në shumë vende të Kosovës ka mbetur zakon që vajzat të martohen ende pa arritur moshën e pjekurisë, 18 vjet. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në vitin 2014, janë regjistruar 95 martesa të vajzave 16 dhe 17 vjeçare.
Mirëpo në statistika nuk përmendet djemtë e moshave nën 18 vjet, siç ka qenë në shekullin e kaluar kur janë martuar 15 -16 vjeçarët.
Se femrat janë më të prekura nga martesat e hershme, tregoi edhe Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Ajo thotë numri i këtyre martesave ka filluar të rritet.
“Kjo është lejuar nga konventa të ndryshme ndërkombëtare që t’iu lejohet një martesë e ndryshme. Në Kosovë veç është përdor në maksimum në disa vende, siç është regjioni i Prizrenit. E kemi një trend të numrave diku 74 femra në vitin 2010 kanë kërkuar që të martohen në këtë moshë dhe ky trend vetëm ka shkuar në rritje diku 84 femra kanë kërkuar që të martohen. Këtu diku është numri i të mituarve që martohen në vit”, tha Demolli.
Ajo tha se këto martesa janë problematike dhe duhet të monitorohen ose të evidentohen dhe të ketë një mbikëqyrje më të madhe nga institucionet vendore. Demolli konsideron se ky kujdes institucional duhet të jetë më i madh, pasi që një 16 vjeçare nëse hynë në martesë dhe krijon familje mund të ketë probleme të mëdha sepse ende nuk e din se çka është familja.
Në anën tjetër, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku tregoi se për t’u realizuar një martesë kur njëri bashkëshort është nën moshën 18 vjeçare, duhet që të bëhet një amnezi sociale me disa raporte mjekësore në mënyrë që të lejohet një martesë e tillë, raporton telegrafi.
Mujku theksoi se në Komunën e Prishtinës për dy vitet e fundit janë realizuar vetëm 5 martesa të tilla. Por sipas tij, numri i madh i martesave të tilla është te komuniteti rom, i cili lë hapësirë për të dyshuar se ky numër është real.
“Ne shume shpesh ballafaqohemi me rastet sidomos te komuniteti rom se vajzat po hynë në martesë në moshën 13, 14 dhe 15 vjeçare. Shpesh kemi ardhur në kontradiktë me këto raste për shkak se është një problem që i paraprinë kësaj dukurie, konkretisht regjistrimet e më vonshme. Pasi një pjesë dërmuese e tyre nuk është regjistruar me kohë dhe në momentin e regjistrimit ata japin një ditëlindje të më vonshme dhe atëherë defakto i kanë 20 ose 21 vjeç dhe dejuro paraqiten 15 ose 16 vjeçar”, potencoi Mujku.
Mujku gjithashtu tregoi se këto martesa në shumicën e rasteve lidhen për shkak të interesit ekonomik, që janë të paragjykuara dhe të rrezikuara që të dështojnë dhe përballen me shumë probleme të natyrave të ndryshme të cilat fillojnë pas 4 ose 5 vjet martesë.
“Në disa raste këto martesa të cilat realizohen para moshës 18 vjeçare janë të lidhura ngushtë me aspektin interesit ekonomik, pra për rregullimin e dokumentacionit. Kemi raste kur ndoshta një më i moshuar gjendet jashtë vendit dhe me qëllim të rregullimit të dokumentacionit, ata krijojnë lidhje martesore, pra martesa të interesit”, tha ai.
Sipas raporteve të UNICEF-it, martesa e fëmijëve përfaqëson ndoshta formën më të përhapur të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, veçanërisht të vajzave.
Sociologu Shaip Hasni vlerëson se mentaliteti është arsyeja kryesore që shtyn në lidhjen e një martese të hershme.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”








