Lajme
Kosova dje, Shqipëria sot në ditë zie
Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur ditën e hënë, 16 nëntor 2015, ditë zie, për në nderim të viktimave të sulmit terrorist në Paris
Një ditë pasi populli i Kosovës dhe institucionet në Prishtinë mbajtën të dielën ditë zie, në nderim të viktimave të sulmit terrorist në Paris, sot në zi është edhe populli shqiptar në Shqipëri. Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur ditën e hënë, 16 nëntor 2015, ditë zie.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.
Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit, thuhet në një deklaratë të kryeministri Rama.
Ndërkaq, dje me një minutë heshtje dhe ekzekutimin e himnit francez dhe atij shqiptar, ka nisur ceremonia e homazhit e mbajtur në ambientet e Presidencës në nderim të viktimave të sulmit terrorist në Paris.
Veç diplomatëve të huaj të pranishëm në këtë ceremoni homazhi ishin: kreu i Kuvendit Ilir Meta, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kreu i opozitës Lulzim Basha e shumë personalitete të tjera politike dhe kulturore në vend.
Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu dhe njëherë mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj Francës në luftën kundër terrorizimit.
“Shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave të akteve barbare të Parisit. Konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në aleancën për të përballuar betejën e madhe kundër terrorizmit dhunës dhe intolerancës. Shqipëria do të vazhdoi të qëndroi në krah të Francës dhe aleatëve në luftën kundër terrorizmit”, tha Nishani, citojnë mediet shqiptare.
Teksa falënderoi popullin shqiptar për solidaritetin e shprehur këto ditë me viktimat e sulmeve terroriste në Paris, ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitussi, vlerësoi edhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë në koalicionin kundër barbarëve që shkaktuan masakrën në Paris.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











