Feja
FIDS dënon ashpër aktet terroriste në Paris
"FIDS i dënon në mënyrën më të ashpër këto akte të ulëta dhe qyqare terroriste, krime kundër njerëzimit. Ngushëllimi ynë shkon te familjarët e viktimave të pafajshme dhe te të afërmit tjerë të tyre"
“Kush e vret një njeri është njësoj sikur ta ketë vrarë gjithë njerëzimin. Dhe kush shpëton një jetë njeriu, është njësoj sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin”. Me këto vargje të shkëputura nga Kurani e fillon tekstin e komunikatës së saj organizata FIDS (FÖDERATION ISLAMISCHER DACHORGANISATIONEN SCHWEIZ) që bën bashkë shoqatat e besimtarëve myslimanë në Zvicër. Ajo reagon kështu kundër sulmeve terroriste të dy ditëve më parë në Paris.
“Me pikëllim të thellë kemi mësuar për atentatet terroriste në Paris, të cilat e kanë tronditur Parisin dhe shoqërinë tonë evropiane. FIDS i dënon në mënyrën më të ashpër këto akte të ulëta dhe qyqare terroriste, krime kundër njerëzimit. Ngushëllimi ynë shkon te familjarët e viktimave të pafajshme dhe te të afërmit tjerë të tyre. Të lënduarve u shprehim bashkëndjenjën dhe dhembjen tonë më të thellë.
Në saje të këtyre zhvillimeve, mjerisht po shtohet frika dhe mllefi. Ne duam të promovojmë edhe më tutje paqen e çmuar sociale dhe fetare të arritur deri tash në Zvicër. Ne duhet ta forcojmë dialogun me të gjithë, për të garantuar sigurinë kolektive. Aq më tepër shoqëria jonë duhet të bëhet bashkë për të dalë kundër kësaj monstre terroriste, pavarësisht nëse caqet e saj janë politike apo të paraqitura në mënyrë të rrejshme në emër të një religjioni.
“FIDS dhe organizatat tjera çati që e mbështesin, në bashkëpunim me partnerët tanë politikë dhe religjiozë do t`i shtojmë edhe më shumë përpjekjet për bashkëjetesën paqësore si dhe për paqen sociale dhe fetare”, thuhet në fund të komunikatës.
Të ngjashme
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













