Lajme

Kosova-Shqipëria, rezultat “vëllazëror” 2:2

Ka përfunduar me rezultatin «vëllazëror» 2:2 ndeshja në mes të Kosovës dhe Shqipërisë që u zhvillua në stadiumin e Prishtinës.

E gjithë ndeshja ka rrjedhur në një atmosferë të ngrohtë të siguruar nga publiku i cili ka mbushur si asnjëherë më parë tribunat e stadiumit.

Një ndër të veçantat e shumta të kësaj ndeshjeje është se dy debutues shënuan golat e parë për të dy ekipet përkatëse. Është fjala për Manajn e Shqipërisë dhe Celinën e Kosovës. Ky i fundit ka shënuar nga penalltia ndërkaq edhe shënuesi i dytë i Kosovës, Elbasan Sharani ka pasur ndeshjen e tij debutuese.

Golin e dytë, barazues të Shqipërisë e ka shënuar Rrahmani në minutën e 72-të.