Integrimi
Shqiptari me fletarrest, gjendet i fjetur në makinën e rojes kufitare!
Ndodh edhe kjo: Një shqiptar ndaj të cilit ishte shpallur një fletarrest është kapur deri sa po flinte në makinën e rojeve zvicerane të kufirit, në Bazel. Nuk dihen rrethanat që e kanë shtyrë personin e përmendur që si «vend më të sigurt» të gjente pikërisht makinën e një organi ndjekës çfarë është institucioni i rojave kufitare.
Sidoqoftë, rojtari i cili pas përfundimit të ndërrimit të natës kishte dashur të shkonte në shtëpi, në veturë kishte hasur në një mysafir të paftuar, shkruan nzz.ch. Ai së bashku me kolegun e tij ka konstatuar se bëhej fjalë për një person të ndjekur nga policia, transmeton albinfo.ch.
Pasi e kanë dorëzuar në polici merret vesh se mbi shqiptarin e përmendur rëndonte një dënim penal në Zvicër, të cilin ai nuk e kishte vuajtur dhe një ndalesë hyrjeje në këtë vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













