Lajme
Miqësorja e shumëpritur Kosovë-Shqipëri
Ka dy ditë, që kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është veshur kuqezi për këtë ndeshje që quhet vëllazërore, ndërsa sipas organizatorëve të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë
Miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të luhen sot në ora 14:00 është duke u pritur me interesim të madh në Kosovë. Pothuajse të gjitha biletat janë shitur vetëm për një dit, ndërsa edhe lojtarët e dy ekipeve kanë qëndruar bashkë në një hotel, madje edhe kanë darkuar së bashku.
Ka dy ditë, që kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është veshur kuqezi për këtë ndeshje që quhet vëllazërore, ndërsa sipas organizatorëve të gjitha përgatitjet janë bërë më kohë, kështu që sot Prishtina pritet të ‘pushtohet’ nga tifozë.
Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaku i ka thënë KPress-it se miqësorja me Shqipërinë është një ndeshje interesante, dhe sipas tij, lojë festive për të përgëzuar Kombëtaren për kualifikimin n ë Euro 2016. Ai beson se ndeshja Kosovë-Shqipëri do të jep një lojë të bukur që do të kënaq publikun tonë.
“E shoh si një lojë shumë interesante, një lojë festive, një lojë e cila besoj dhe shpresoj se do t’i gëzon gjithë publikun që kanë ardhur dhe gjithë ata që vijnë të përgëzojnë kombëtaren shqiptare për suksesin e arritur, kështu që do të jetë një mundësi shumë e mirë dhe një lojë shumë e mirë”, ka thënë Bunjaku.
Ndërkaq, Gianni De Biasi trajner i Kombëtares shqiptare, thotë se miqësorja me Kosovën është një ndeshje e rëndësishme për skuadrën e tij, sepse sipas, tekniku italian, është rast i mirë për tu testuar futbollistët që janë pjesë e skuadrës kuq e zi.
“Siç e dinin koha deri në Kampionatin Evropian është shumë e shkurt dhe sidomos edhe mundësitë për të tu testuar deri në Kampionatin Evropian janë të pakta, kështu që çdo test dhe çdo mundësi për të tu përmirësuar dhe për të testuar sa më shumë lojtarë dhe lojën tonë duhet të shfrytëzohet sa më mirë, dhe kemi një ndeshje tjetër të hënën dhe shpresojmë dy ndeshje në mars”, ka thënë De Biasi.
Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë nis në orën 14:00, ndërsa dyert e stadiumi për shikuesit do të hapen në orën 11:00.
Për herë të parë dy përfaqësueset shqiptare u përballën më 14 shkurt të vitit 1993, në stadiumin “Qemal Stafa”. Shqipëria e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-1. Shqipëria dhe Kosova zhvilluan edhe një tjetër ndeshje më 22 prill 2006 në Prishtinë. Atëbotë, kombëtarja shqiptare e përbërë nga lojtarët më të mirë të kampionatit vendas fitoi me rezultatin 3-2.
E-Diaspora
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Gjenevë, duke vazhduar... -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve
Jeta në Austri
-
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena Shoqata Austriake për Mbrojtjen e Kafshëve i ka dorëzuar kryetarit të bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig,... -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë












