Lajme
Shqipëri-Kosovë, më shumë se ndeshje futbolli
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Brahimi, është shprehur se shpreson që miqësorja ndaj Shqipërisë të premten të jetë festive.
“Besoj se do të jetë një ndeshje festive. Është takim special dhe sigurisht se të gjithë kemi emocione. Ne luajmë për Kosovën. Unë jam i fokusuar të luaj për Kosovën, e më pas do të shohim për të ardhmen time. Nëse shënoj, nuk do të festoj. Gjithsesi ne do të luajmë për fitore”, ka deklaruar Brahimi për albinfo.ch.
Ai shënoi dy gola për Kosovën në miqësoren ndaj Guinesë Ekuatoriale, duke u shpallur edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes. Mesfushori i Grasshoppersit debutoi pikërisht ndaj Guinesë. Ai thotë se do të japin maksimumin.
“Ne jemi duke pritur me padurim këtë ndeshje. Besoj se do të jetë e bukur dhe ne do të japim maksimumin”, theksoi Brahimi.
Ai kishte luajtur një ndeshje edhe me Shqipërinë, derisa është paraqitur edhe për Zvicrën U-21.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











