Lajme
Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen për Asociacionin
Gjykata Kushtetuese e pezullon Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, deri në vendimin e prerë të Gjykatës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pezulluar përkohësisht Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që është nënshkruar në Bruksel më 25 gusht, nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Marrëveshje pezullohet deri në vendimin e prerë të gjykatës.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Gjykata Kushtetuese, thuhet se në seancën e mbajtur më 10 nëntor 2015, njëherazi GJKRK miratoi masë të përkohshme në kërkesën e paraqitur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga “Lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së Asociacioni/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilin suspendon implementimin e çfarëdo veprimeve të mëtejshme ligjore në bazë të këtyre “parimeve të përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Por, menjëherë pas këtij vendimi, partitë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë dalë me një kumtesë të përbashkët në të cilën thonë se aktivitetet e tyre nuk do të ndalen derisa të tërhiqen të gjitha marrëveshje e nënshkruara me Serbinë dhe me Malin e Zi .
“Fitorja e opozitës së bashkuar, në kauzën e saj për mbrojtjen e shtetit, është e pashmangshme. Drejtësia e kësaj kauze, në njërën anë, dhe vendosmëria jonë në anën tjetër, pashmangshëm do ta gjunjëzojnë koalicionin e dy marrëveshjeve me të cilat është rrezikuar Republika e Kosovës”, thuhet në reagimin opozitar.
Kur u nënshkruan marrëveshjet e fundit me Serbinë, më 25 gusht, kryeministri dhe zëvendëskryeministri, sipas tyre, deklaronin me vendosmëri të lartë se marrëveshjet do të zbatohen, se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe se nuk do të ketë kthim mbrapa.
“Ne kemi njëmijë arsye që të mos i besojmë Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka kredibilitet dhe është e kapur, por vetë fakti që presidentja u detyrua t’i dërgojë marrëveshjet atje, është tërheqje e pushtetit karshi presionit qytetar dhe të opozitës”, konsideron opozita.
Këto tri parti politike që kanë formuar ‘fronitin opozitar kundër qeverisë” thonë se nuk do të ketë funksionim normal të institucioneve shtetërore, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi. Ndryshe, marrëveshje për asociacionin edhe ashtu nuk ka filluar të zbatohet, e madje as nuk ka pasur shenja ase do të fillojë së zbatuari.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












