E-Diaspora
Rrustemi: Fitore për shqiptarët e Kosovës
Një tjetër boksier shqiptar i sukseshëm në ring është Erzen Rrustemi. Ai është boksier shqiptar i kategorisë së peshave të rënda.
Rrustemi është nga Zhegra e Gjilanit dhe jeton e vepron në Zvicër, ndërsa deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje në pesha të rënda deri 91 kg dhe ka shënuar po aq fitore prej të cilave 8 KO dhe dy me pikë.
Së fundi ai ka mposhtur serbin Aleksander Todoroviq në Hamburg të Gjermanisë.
Ai tregon ekskluzivisht për albinfo.ch për këtë meç. “Sigurisht ka qenë njëri ndër meçet më të rëndësishme në karrierën time, por edhe më i veçanti. Presioni ka qenë i madh, pasi jam ndeshur me një boksier serb dhe adhuruesit e mi kanë pritur që të fitojë qysh në raundin e parë. Ky ka qenë një presion për mua, megjithatë ia kam dalur me mjaft sukses, ku kam qenë më i mirë në të gjitha raundet dhe në fund kam triumfuar bindshëm. Ka qenë një meç shumë i rëndësishëm për mua dhe jam shumë i kënaqur që kam fituar. Dua të falenderoj edhe Nuri Seferin, i cili ka qenë krahu im i djathtë dhe më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Rrustemi. Fitorja e tij e fundit të shtunën është për të gjithë shqiptarët e Kosovës.
“Ka qenë një fitore speciale. Është për të gjithë shqiptarët që sollën lirinë në Kosovë dhe për të gjithë shqiptarët”, ka theksuar më tutje Rrustemi, i cili flet edhe për synimet në të ardhmen.
“Ky ishte një meç shumë i rëndësishëm dhe tani do të punoj në të ardhmen. Synimi im është të shpallem edhe kampion i botës. Më pret një punë e gjatë, por nuk do të ndalem derisa të arrij qëllimin tim”, u shpreh Erzeni, i cili ka lindur më 7 tetor 1983 në Zhegër, derisa dhjetë vjet më vonë emigroi së bashku me familjen e tij në Zvicër.
Ai e ka filluar karrierën në boks tre vjet më parë është shpallur kampion evrope.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














