Uncategorized
Zvicra, qendra financiare më “diskrete” në botë
Zvicra vazhdon të mbetet qendra financiare më “diskrete” në botë. Kështu shkruan organizata britanike “Tax Justice Network” (TJN) në raportin e saj më të ri që ka bërë lidhur me të ashtuquajturat “oaza tatimore”.
Sipas kësaj organizate, Zvicra po ndjek një “strategji të zebrës”: ajo, nga shtetet e fuqishme pranon të deponojë vetëm para të pastra ndërsa nga vendet në zhvillim, nuk ngurron të marrë edhe para të pista.
Edhe përkundër disa përmirësimeve të bëra drejt ofrimit të transparencës sa i përket prejardhjes së parave, si rezultat i presioneve ndërkombëtare, Zvicra akoma gëzon reputacionin e oazës tatimore të lakmuar nga ata që duan të deponojnë paratë pa transparencë, shkruan nzz.ch.
TJN thotë më tutje në raportin e saj se Zvicra vetëm nga viti 2018 pritet të fillojë zbatimin e këmbimit në mënyrë automatike të të dhënave sipas rregullave që vlejnë për OECD-në.
Në mesin e shteteve të kritikuara nga TJN është edhe SHBA-ja. Ky shtet i ndjek interesat e veta por vet jep vetëm fare pak informata për bishtnuesit e tatimeve nga vendet tjera, shkruan organizata në fjalë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












