Skip to content

Coop i ndalon hyrjen për dy vjet një 66-vjeçareje në të gjitha dyqanet në Zvicër

Një grua 66-vjeçare është ndaluar të hyjë në të gjitha dyqanet e rrjetit Coop në Zvicër për dy vjet, pas një incidenti me një punonjës në një filial në Bernë. Vendimi ka nxitur debat në opinionin publik, mes mbështetjes për mbrojtjen e punonjësve dhe kritikave për ashpërsinë e masës.

Sipas mediumit zviceran 20 Minuten, konflikti ndodhi në filialin Ryfflihof në Bernë, ku gruaja dyshohet se e kishte fyer një punonjës, duke e quajtur “idiot” gjatë largimit nga dyqani. Tri ditë pas incidentit, ajo u njoftua për ndalimin e hyrjes në të gjitha filialet e Coop-it në vend, për një periudhë dyvjeçare.

Coop arsyeton masën me fyerjet e përsëritura dhe serioze ndaj punonjësve, ndërsa djali i gruas e konsideron vendimin joproporcional.

Reagimet e publikut janë të ndara. Një pjesë e komentuesve mbështet vendimin, duke argumentuar se punonjësit nuk duhet të përballen me fyerje dhe sjellje të papërshtatshme, ndërsa të tjerë e konsiderojnë ndalimin në të gjitha dyqanet e kompanisë tepër të ashpër për një incident të ndodhur në një filial të vetëm.

Debati ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për mënyrën se si do të zbatohet praktikisht ndalimi në të gjitha filialet e rrjetit në Zvicër/albinfo.ch/