Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në opozitë (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, do të marrë pjesë në manifestimin për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, që do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor 2026, në Suhr të Zvicrës.
Sipas njoftimit për manifestimin, në këtë aktivitet do të nderohet edhe kontributi ndër breza i mërgatës shqiptare. Organizatorët kanë ftuar bashkatdhetarët të marrin pjesë në shënimin e festës.
Manifestimi nis në orën 18:00 në sallën Bärenmattesaal, Turnhalleweg 1, 5034 Suhr.
