Integrimi
Zvicra ka 109.583 kosovarë, 6086 më shumë se vitin e kaluar
Personat me shtetësi të Kosovës. vijnë për nga numri pas italianëve, gjermanëve, portugezëve dhe francezëve
Numri i të huajve me qëndrim të përhershëm në Zvicër gjatë nëntë muajve të deritashëm të këtij viti është rritur për 54.281 veta. Si total në fund të shtatorit këtu jetonin 1 milion e 987.706 të huaj, gjegjësisht njerëz që nuk kanë pasaportë zvicerane.
Krahasimi i këtyre shifrave, sipas Sekretaritit Federal për Migracion (SEM) tregon për një ngadalësim pej 3% të rritjes së popullatës së huaj në Zvicër në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Popullata e huaj që ka përjetuar rritjen më të madhe gjatë këtyre nëntë muajve ka qenë ajo me pasaportë franceze, gjegjësisht kjo popullatë eshtë rritur për 7236 veta, transmeton albinfo.ch komunikatën e dërguar nga SEM. Në vendin e dytë janë të huajt nga Portugalia, me një rritje prej 6582 veta ndërs në të tretin janë italianët të cilët rritjes së numrit të gjithëmbarshëm të numrit të te huajve i kanë kontribuuar me 6546 të rinj.
Menjëherë pas tyre vijnë kosovarët me 6086 shtetas të rinj që i janë shtuar popullatës ekzistuese në Zvicër. Nga ana tjetër më së shumti është zvogëluar numri i serbëve, minus 5253, zvogëlim ky që korrespondon me rritjen e numrit të kosovarëve (plus 6086). Kjo shpjegohet kryesisht me marrjen e shtetësisë kosovare dhe braktisjen e saj serbe nga kosovarët që jetojnë në Zvicër, vëren albinfo.ch. Gjithsej sipas statistikës së publikuar sot nga SEM, në Zvicër jetojnë 109.583 persona me shtetësi të Kosovës. Ata vijnë pas italianëve, gjermanëve, portugezëve dhe francezëve.
Edhe më tutje vazhdon të mbizotërojë numri i të huajve që vijne nga shtetet e BE-së dh EFTA-s, me 68 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













