Lajme
Kosovë, besueshmëria ndaj kryeministrit ka rënë dukshëm
Vetëm 18 për qind e kosovarëve janë të kënaqur me ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin. Ndërsa sa i përket kryeministrit ka rënie të dukshme të kënaqshmërisë
Kënaqësia e qytetarëve të Kosovës me punën e institucioneve ka arritur nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2007. Kështu thuhet në raportin e fundit të UNDP-së dhe USAID-it publikuar të enjten me temën “Pulsin Publik nr. 10” që përfshin periudhën nga marsi deri në shtator 2015. Sipas kësaj ankete, 82 për qind e kosovarëve nuk iu besojnë institucioneve.
Të gjeturat gjithashtu tregojnë se faktorët ekonomik si papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë.
Sipas këtij raporti, vetëm 18 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të kënaqur me institucionet ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore. Ndërsa, për punën e kryeministrit ka rënie të dukshme të kënaqshmërisë.
Derisa në mars të këtij viti, 24 për qind e qytetarëve shpreheshin të kënaqur me punën e kryeministrit, në shtator kjo ka rënie në 15 për qind, që është niveli më i dukshëm i kënaqshmërisë me kryeministrin e e vendit. Problemet kryesore sipas qytetarëve ndërlidhen me kushtet socio-ekonomike.
Raporti thotë se 43 për qind kanë deklaruar se e shohin papunësinë si problemin më të madh, 31 për qind varfërinë, ndërsa 4.5 për qind e kosovarëve mendojnë se korrupsioni është problemi më i madh në Kosovës.
Sipas këtij raporti, 41 për qind e qytetarëve konsiderojnë se Gjykata Speciale do t’i akuzojë ata që kanë kryer krime, pasuar nga 25.5 për qind të cilët mendojnë se shqiptarët e Kosovës duke përfshirë politikanët aktual do të akuzohen nga kjo Gjykatë, kurse 10 për qind mendojnë se do të akuzohen serbët që kanë kryer krime.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












