Integrimi
Pro Asyl: Dëbimet pa paralajmërim, të papranueshme
Me ndryshimin e ligjit në fundjavë dëbimet nuk do të bëhen më të ditura. Kjo është shumë, shumë brutale për personat e prekur
Qeveria gjermane do t’i kthejë azilkërkuesit e refuzuar në të ardhmen më shpejt dhe pa i lajmëruar. Kjo nuk ka të bëjë më me një procedurë të rregullt ligjore, thotë për deutsche Welle Marei Pelzer e organizatës Pro Asyl.
Sipas saj, deri tani disa autoritete i kanë përgatitur personat e prekur se do të dëboheshin. Kështu që këta kanë patur kohë, për t’u ndarë, për të mbledhur plaçkat dhe për të përgatitur largimin. Me ndryshimin e ligjit në fundjavë dëbimet nuk do të bëhen më të ditura. Kjo është shumë, shumë brutale për personat e prekur. Ata do të merren nga policia pa u lajmëruar, shpesh në mes të natës. Atyre u jepet kohë për të mbledhur gjërat më të nevojshme dhe pastaj dërgohen në aeroport.
Sigurisht për ta kjo është një traumë dhe shumë shqetësuese, sepse ekzistenca dhe shpresat e tyre shkatërrohen. Kështu u prishen shumë gjëra njerëzve, që në shumicën e rasteve kanë jetuar për shumë vite këtu në Gjermani: fëmijët hiqen nga shkolla, studimet nuk përfundohen, miqësitë ndërpriten, thotë ë tutje Pelzer.
Ajo përkujton se për fat të keq shpesh ndodhin ndarje të familjeve. Policia merr pastaj vetëm një pjesë të familjes, që e gjen aty. Kjo ndodh pikërisht atëherë, kur dëbimet kryhen pa paralajmërim. Ne kemi pasur raste, kur familjet janë ndarë për vite të tëra. E keqja është se pas kësaj fshihet një llogari e autoriteteve. Ato shpresojnë se, nëse dëbon një pjesë të familjes, pjesa tjetër do t’i shkojë pas vullnetarisht.
Lidhur me atë se si bëhet dëbimi me aeroplanë dhe a ulen të dëbuarit krahas pasagjerëve tjerë, pelzer sqaron se të dëbuarit rrinë në pjesën e pasme të avionit dhe pranë tyre ulen policët. Ka raste të rralla, kur pasagjerët e tjerë refuzojnë të udhëtojnë, kur ndodh një dëbim. Kapiteni i avionit e ka fjalën e fundit mbi sigurinë në bord dhe vendos në situata të tilla, nëse ai merr me vete të dëbuar.
Policët sigurojnë të dëbuarit. Për përdorimin e forcës ka pasur një diskutim të gjatë, pasi sudanezi 30-vjeçar Aamir Ageeb është mbytur nga policët gjatë dëbimit të dhunshëm më 28 maj 1999. Për shkak të këtij rasti për Gjermaninë u vendosën udhëzime, që nuk lejojnë forma të caktuara të mbajtjes nën dhunë dhe të përdorimit të saj.
Nëse konstatohet se gjatë dëbimit mund të ketë rreziqe për shëndetin, në raste ekstreme dëbimi nuk kryhet. Nganjëherë dëbimet kryhen nën shoqërimin e mjekëve: kjo bën që në praktikë të dëbohen edhe të sëmurë. Mjekët, që shoqërojnë dëbime të tilla, shpesh kanë interesin e tyre komercial në dëbimet. Ata fitojnë, nëqoftëse e deklarojnë një i dëbuar si të aftë për të udhëtuar. Ka të ashtuquajtur mjekë për dëbime, që nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse fitojnë nga dëbime të tilla.
Për Pro Asyl dëbimet e reja të paparalajmëruara na duken të papranueshme. Kjo nuk ka të bëjë me një proces të rregullt ligjor. Nuk është e njohur nga asnjë fushë tjetër e ligjit, që një vendim jashtëzakonisht i vështirë administrativ të kryhet pa paralajmërim. Nga ana tjetër mendojmë se politika ka bërë shumë pak në vitet e fundit, për të integruar personat me leje të përkohshme qëndrimi (duldung). Vetëm këtë vit ka hyrë në fuqi e drejta për të qëndruar, të cilën e kemi kërkuar që nga viti 2006.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












