Mijëra përdorues në vende të ndryshme të botës janë përballur me vështirësi në përdorimin e disa prej shërbimeve kryesore të kompanisë Apple, përfshirë App Store, iCloud dhe Apple Pay.
Ndërprerjet janë regjistruar më 17 nëntor, ndërsa kompania ka bërë të ditur se shkak i problemeve ishte një përditësim i brendshëm i sistemeve të saj.
Përmes një deklarate për median amerikane “USA Today”, Apple ka njoftuar se një pjesë e konsiderueshme e sistemeve janë rikthyer në funksion, ndërsa ekipet teknike po punojnë për normalizimin e plotë të shërbimeve të prekura.
Sipas kompanisë, ndërprerjet kanë ndikuar në disa platforma, përfshirë App Store, Apple Music, AppleCare, si dhe shërbimet e llogarive iCloud dhe procesin e kyçjes në to.
Apple ka konfirmuar se po vazhdon punën për rikthimin e të gjitha shërbimeve në funksion të rregullt.