Integrimi
Kush merr mbi 50.000 franga ndihma sociale, mund të dëbohet
Si pikë nisëse për iniciimin e një dëbimi të personit të varur nga ndihmat sociale merret shuma prej 50 mijë frangash, e cila konsiderohet “e konsiderueshme”
Ai jeton prej 13 vitesh në Zvicër dhe ndonëse është i martuar me zvicerane dhe ka së bashku me të një djalë, shumë shpejt mund të dëbohet nga Zvicra. Fjala është për një shtetas algjerian 35 vjeçar ndërsa shkaku i dëbimit qëndron te varësia e tij nga ndihmat sociale.
Deri më tash, siç shkruan “Tages- Anzeiger”, ai ka marrë pothuaj gjysmë milioni franga ne emër të ndihmave spciale pasi që nuk ka punuar.
Sipas autoriteteve për Migracion të Cyrihut, në këtë rast interesi shoqëror për dëbimin e tij peshon më shumë se e drejta e algjerianit për jetë të përbashkët familjare në Zvicër. Kjo e fundit madje në këtë rast as nuk konsiderohet e rrezikuar.
Por a ndodh gjithmonë që dikush në situaën e algjerianit të dëbohet nga Zvicra, gjegjësisht cilat janë kriteret që duhen plotësuar për një dëbim të tillë? Për të gjetur përgjigjet, gazeta ka konsultuar dokumentacionin nga disa kantone dhe ekspertët.
Shifrat në nivel të Zvicrës lidhur me dëbimin e personave të varur nga ndihmat sociale mungojnë ndërsa secili kanton udhëheq një praktikë të veten në këtë drejtim. Kështu sipas “Tages-Anzeiger”, kantoni i St. Gallenit viteve të fundit ka dëbuar nga 90 raste të tilla çdo vit ndërsa në Kantonin e Cyrihut nga viti 2013 e deri tash kanë qenë më shumë se 70 të dëbuar. Në kantonin e Bernës dhe në atë të Graubündenit nga viti 2014 janë dëbuar nga 30 të huaj në këtë bazë.
Si pikë nisëse për iniciimin e një dëbimi të personit të varur nga ndihmat sociale merret shuma prej 50 mijë frangash, e cila konsiderohet “e konsiderueshme”. Këtë kriter (për shumën e konsiderueshme) e ka caktuar Gjykata Federale në një vendim që ka marrë për një rast të tillë në vitin 2009.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”














