Skip to content

Goli i Manajt, Shqipëria e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Bjellorusisë

Kuqezinjtë kryesojnë 1:0 në Budapest falë golit të Rey Manajt në minutën e 28-të, duke iu afruar ngjitjes në Ligën B.

Shqipëria e ka përfunduar pjesën e parë me epërsi 1:0 ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen e fundit të Grupit C1 të Ligës së Kombeve, që po zhvillohet në Budapest, përcjell albinfo.ch.

Golin e avantazhit për kuqezinjtë e shënoi Rey Manaj në minutën e 28-të.

Kombëtarja shqiptare hyri në këtë përballje si kryesuese e grupit me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia.

Shqipërisë i mjafton edhe një barazim për ta ruajtur vendin e parë dhe për të siguruar ngjitjen direkte në Ligën B. Me epërsinë pas 45 minutave të para, kuqezinjtë janë një hap më pranë këtij objektivi./Albinfo.ch