Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të sfidës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Rolando Maran kishte në dispozicion të gjithë lojtarët dhe seanca u fokusua te përgatitjet teknike e taktike. Kuqezinjtë punuan për skemat e lojës, zhvilluan ushtrime fizike dhe provuan goditjet standarde, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria do të përballet me Finlandën nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.