Skip to content

Zvicër: 18-vjeçari përplaset me Tesla në dy pemë

Aksidenti ka ndodhur në Dörflingen të Zvicrës. I riu është dërguar në spital me lëndime, ndërsa vetura ka pësuar dëme tërësore.

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën pasdite në rrugën Gennersbrunnerstrasse, në Dörflingen të kantonit Schaffhausen, ku një 18-vjeçar humbi kontrollin mbi veturën e tij Tesla dhe u përplas me një pemë.

Pas goditjes së parë, vetura u hodh në anën tjetër të rrugës, ku u përplas edhe me një pemë tjetër dhe u rrokullis, njofton Policia e Schaffhausenit.

Drejtuesi i veturës pësoi lëndime, shkalla e të cilave nuk është bërë e ditur, dhe u transportua në spital. Vetura pësoi dëme tërësore, ndërsa rruga u mbyll për disa orë për shkak të aksidentit dhe punimeve për largimin e automjetit./Albinfo.ch