Integrimi
Ish refugjati shpreh botën e vet përmes pikturës
"Vështirë se mundet dikush ta imagjinojë se çfarë do të thotë të jesh i arratisur. Unë jam i lumtur dhe mirënjohës që jam këtu"
Ai që e di se si ndjehet një refugjat, mund ta shprehë këtë edhe me anë të pikturës. Me një furçë dhe disa lloj ngjyrash e ka përshkruar të kaluarën e tij si refugjat edhe piktori kosovar Haxhi Fejzullahi i cili banon në Voitsberg të Austrisë.
Pikturat aktuale të Haxhiut tregojnë kujtimet e errta të së kaluarës së tij si refugjat. Ai u largua nga Kosova në vitin 1991. Ndërkaq, tashmë që kanë kaluar 24 vite, së bashku me familjen e tij është integruar plotësisht në jetën austriake dhe e flet gjuhën gjermane.
Si futbollist, në vitin 1992 kishte bërë emër në komunën e Maria Lankowitz, më vonë fillon edhe të pikturojë. Babai i tre fëmijëve nga Kosova ndihet sot si një “Steierbua” (banor i landit Steiermark), por me pikturat e tij ai e kujton shumë mirë kohën e tij si refugjat, shkruan “meinbezirk.at”.
“Vështirë se mundet dikush ta imagjinojë se çfarë do të thotë të jesh i arratisur. Unë jam i lumtur dhe mirënjohës që jam këtu. Kam ikur në një moshë shumë të re, për të shpëtuar jetën”, thotë ai Haxhiu, i cili i njeh mirë brengat dhe shqetësimet e refugjatëve, përcjell “albinfo.ch”.
Në muajt e fundit ai ka krijuar përsëri piktura, ku ka shprehur mendimet dhe ndjenjat e tij. Veprat e tij janë një pasqyrë për të kaluarën e tij personale.
Ngjyrat dhe motivet na lënë të kuptojmë se çfarë ndodh me njerëzit që marrin arratinë. Këta njerëz kanë nevojë për ndihmë, pavarësisht se sa shumë mund të jenë. Mirëkuptimi është hapi i parë drejt kësaj…
Pikturat e Haxhisë mund t’i shihni në tri ekspozita. Për vitin e ardhshëm piktori është duke planifikuar ekspozitën e katërt të veprave të tij të fundit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste

















