Uncategorized
Pas “sulmit nga hakerat”, Mustafa mbylli llogarinë në Facebook
Arsyeja duket të jetë “sulmi i hakerëve në faqen e tij” dhe publikimi i disa deklaratave të papërgjegjshme ndaj rivalëve politikë
Pas disa skandaleve që kanë dalë në internet ditëve të fundit, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka mbyllur përkohësisht llogarinë e tij në Facebook. Arsyeja duket të jetë “sulmi i hakerëve në faqen e tij” dhe publikimi i disa deklaratave të papërgjegjshme ndaj rivalëve politik.
Pas polemikave që janë krijuar rreth disa prej postimeve të tij të fundit, kryeministri mori këtë hap deri në, siç u tha, krijimin e kushteve më të mira të sigurisë, pasi që dyshohet që llogaria e tij të jetë keqpërdorur nga hakerët, raporton KTV.
Kjo është një prej formave më të lehta që hakerët përdorin për të siguruar të dhënat e dikujt në Facebook.
‘Phishing-u’, një prej mashtrimeve klasike bëhet me anë të e-mailit, dhe me vetëm një klikim mund ta dhuroni fjalëkalimin pa e marrë vesh fare. Megjithatë, rrjetet sociale si Facebook kanë përmirësuar dukshëm aspektet e sigurisë për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme.
Por, Policia e Kosovës nuk ka pasur informata nëse një rast i tillë është raportuar.
Kryeministri Mustafa në llogarinë e tij në Facebook disa herë ka ditur të reagojë ndaj raportimeve mediatike, e madje edhe të sulmojë kundërshtarët e tij politikë. Ai disa javë më parë ish-liderin e Lëvizjes Vetëvendosje e quajti “gomar” ndërsa në dy postimet e fundit ai akuzoi rëndë ish-kryeministrin dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Madje në postimin fundit, që duket se u bë edhe shkaktar që ai mbylli llogarinë në facebook, ishte akuza për “burgosjen e civilëve në liqenin e Radoniqit”, një akuzë që ish kryeministrit Haradinaj i kushto me 8 vjet përballje në Gjykatën e Hagës. Për këtë akuzë Haradinaj u shpall i pafajshëm.
Ndryshe, Isa Mustafa në shumë raste nuk ka hezituar t’i pranojë se i ka shkruar vet deklaratat, sidomos kur ka e quajtur Albin Kurtin “gomar”. Ndërsa në rastin e fundit ndaj Haradinajt, tha se faqja i është sulmuar nga hakerët.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













