Skip to content

Ferit Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht në zgjedhje

Ai nënvizon se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja e lartë forcon zërin e shqiptarëve për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e tyre në Luginën e Preshevës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në votime.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha thekson se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike dhe një mundësi për të dëgjuar zërin e qytetarëve, transmeton albinfo.ch.

Ai nënvizon se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja e lartë forcon zërin e shqiptarëve për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e tyre në Luginën e Preshevës.